Kapet arusha që mbyti atletin në Alpet italiane

Është kapur mbrëmë arusha e quajtur “Jj4”, që mbyti atletin 26-vjeçar të garave malore në Val di Sole, në veri të Italisë, raporton Anadolu.

Sipas mediave italiane, arusha e moshës 17-vjeçare “Jj4” më 5 prill sulmoi dhe mbyti Andrea Papin i cili po stërvitej pranë qytetit Kaldesa në Alpet italiane.

Siç bëhet e ditur, “Jj4” u zbulua me ndihmën e gjurmëve dhe jashtëqitjeve në drejtim të Folgaridës në lartësinë 1.400 metra mbi nivelin e detit në qytetin Madonna di Campiglio, pranë Trentos.

Arusha u kap në një kurth të ngritur nga ekipet në pyll mbrëmjen e djeshme dhe më pas u transferua në strehën e kafshëve të egra Casteller pranë Trentos.

Presidenti i administratës autonome të Trentos, Maurizio Fugatti, urdhëroi që “Jj4” të qëllohej në vend pasi u konstatua se vdekja e Papit ishte shkaktuar nga sulmi i arushës, por ky urdhër u rrëzua nga gjykata pas kundërshtimit të shoqatës për mbrojtjen e kafshëve.

Po ashtu edhe familja e Andrea Papit nuk dëshiroi që “Jj4” të vritet.





Story i mëparshëm

Ancelotti: Jemi në një moment pozitiv

Story i radhës

5 mjete AI që do të shumëfishojnë produktivitetin tuaj

Të fundit nga