Kapen në Pire 82 kg kokainë, arrestohen dy punonjës të Portit

December 17, 2024
1 minut lexim

Dy punonjës të lartë të terminalit të konteinerëve në Portin e Pireut dyshohet se janë anëtarë të një rrjeti trafiku kokaine.

Sipas informacioneve të Rojës Bregdetare greke, ata janë pikasur duke hequr drogën nga konteinerët e bananeve gjatë natës dhe duke i transportuar jashtë portit, duke përdorur një makinë zyrtare.

Në kontenier gjatë kontrollit u gjetën edhe 24 kilogramë kokainë, të cilën dy personat mendohet se nuk kanë pasur kohë ta transportojnë gjatë natës.

Në kuadër të të njëjtit hetim, policia sekuestroi dhe kontrolloi gjithsej 50 konteinerë të ardhur në Pire nga Ekuadori në këtë itinerar. Në një tjetër, efektivë të SDOE dhe Doganës gjetën dhe sekuestruan 58 kg të tjera kokainë.

Ky është konfiskimi i gjashtë i drogës në konteinerë bananeje nga Amerika Latine në pesë muajt e fundit në Greqi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arteta: Fitimi i Carabao Cup? Gjeneron energji

Story i radhës

Premtimi i Bedri Hamzës: 100 euro në muaj për familjet që detyrohen t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private

Të fundit nga

ShkoLartë