Kapen 7 viça, u kontrabanduan nga Maqedonia Veriore në Kosovë

March 23, 2022
1 minut lexim

Në pikën kufitare në Zhegër këtë të mërkurë policia e Kosovës brenda një automjeti ka gjetur shtatë viça, të cilët dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë veriore përmes rrugëve ilegale.

Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorinë dhe Inspektorët AUV’it, përderisa pas hetimeve preliminare iu është adresuar Doganave të Kosovës.

“Në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të kontrabandës me mallra Policia e Kosovës, konkretisht patrulla e stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Zhegër (DRK-Lindje),  sot me datë 23.03.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Shushe gjatë vëzhgimit ka ndaluar dhe identifikuar një automjet Kombi Iveko ngjyrë e bardhë me targa vendore të cilin e drejtonte një person i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

“Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjetin kombi janë gjetur shtatë (7) krerë gjedhe (kafshë), dhe dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë veriore përmes rrugëve ilegale”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

18 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Story i radhës

Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë frymon shqip, drejtori Shaqiri: Punojmë në përmirësim të shërbimeve shëndetësore

Të fundit nga

Hyseni vlerëson rolin e bashkatdhetarëve

Ky vit ka nisur mbarë në mes të përfaqësuesve të fshatrave, ata të shoqatave të bashkatdhetarëve dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit. Kjo po bëhet me qëllim të aktivizimit qytetar që të
ShkoLartë