2.2 tonë kokainë janë kapur nga policia në Peru.
Me këtë rast janë arrestuar shtatë peruan si dhe është lëshuar urdhërarrest ndaj dy shtetasve shqiptarë, që janë edhe drejtuesit e këtij grupi.
Kjo sasi e kokainës do të dërgohej portin e Roterdamit, në Holandë.
Kreu i Anti-Drogës koloneli César Echevarría, tha se kjo organizatë kishte lidhjet e saja në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri.
“Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri”, tha Echavarría.
Kreu i Anti-Drogës peruane theksoi se po e koordinojnë një aksion ndërkombëtar për t’i kapur dy shtetasit shqiptarë.
Ai dha edhe detaje për sasinë e drogës.
“Droga ishte e kamufluar në kanaçe me asparagus për eksport që u transportuan në një kamion nga Trujillo në Callao, ku u kap të premten “- theksoi ai.
Këtë vit, policia peruane ka sekuestruar rreth 35 tonë drogë.
Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokainës, me rreth 400 tonë në vit, sipas shifrave zyrtare.