Kaosi në transportin publik, ASH kërkon dorëheqjen e Arsovskës

November 23, 2022
1 minut lexim

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka kohë që ka dështuar në detyrën e saj, ndërsa tani po bëhet e dëmshme për të gjithë shkupjanët.

Pas largimeve padrejtësisht nga puna të të punësuarve në ndërmarrjet publike, tani ka bllokuar edhe transportin publik duke goditur transportuesit privat dhe të gjithë qytetarët e Shkupit.

Do të bënim thirrje për të zgjidhur problemin, por Arsovska tanimë ka dëshmuar paaftësinë dhe keqmenaxhimin e saj, kështu që zgjidhjen e vetme për të gjitha problemet e shohim te dorëheqja e saj e menjëhershme.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryeqyteti nuk guxon të ngelet në një gjendje të këtillë kaotike, të keqpërdoret për inate dhe interesa personale e klanore, por duhet patjetër të vendoset në shërbim të qytetarëve të Shkupit.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kjo është sasia normale e rënies së flokëve brenda një dite

Story i radhës

Shpërthejnë protesta në fabrikën më të madhe në botë të prodhimit të iPhone

Të fundit nga

ShkoLartë