Kaosi në Kuvend, Çupi: Pamje të padëshiruara, por s’mund të ulim kokën!

min lexim

Zhvillimet e fundit në parlamentin shqiptar, por edhe jetën politike të vendit ishin në vemendjen e emisionit 3D të Alban Dudushit me titull “Opozita-Kush i hedh benzinë zjarrit?” drejtuar nga gazetarja Sonila Agostini.

Deputetja e PD Dhurata Çupi, duke komentuar sjelljet e fundit të deputetëve të saj,  tha se askush nuk do ta donte një situatë të tillë. Por opozita nuk do të mund të uli kokën ndaj shkeljeve të njëpasnjëshme të pushtetit, tha ajo. Zonja Çupi kujtoi sjelljen e PS kur ka qenë në opozitë e cila ka qenë sjellë më ashpër se e opozitës aktuale. “Ne nuk mund të pranojmë moral nga një parti e cila dihet se si ka bërë opozitë” tha deputetja e Dhurata Çupi.

Për deputeten demokrate, PD hyn në zgjedhje në kushte të pabarabarta. “Ne kemi një kryetar të PS që është njëherësh kryeministër dhe një kryetar të PD në masë arresti shtëpiak” tha ajo.

Në vlerësimin e zonjës Çupi sjellja e maxhorancës ndaj opozitës është e papranuar. “Ne kemi një pushtet shtet që ka kapur të gjitha pushtetet” tha ajo, duke shtuar se “gjithçka është në dorë të kryeministrit Edi Rama”.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Gashi: Jemi të gatshëm menjëherë t’i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, por kërkojmë garanci se nuk do të ketë kushte të reja

Story i radhës

Rrecaj: Ajo çka ndodhi në zgjedhjet e vitit 2021 ka qenë një çrregullim shoqëror

Të fundit nga