kaos ne brazil per koncertin e shakires u mblodhen afersisht 2 milione spektatore 69f99f62de815

Kaos në Brazil për koncertin e Shakirës, u mblodhën afërsisht 2 milionë spektatorë

May 5, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja me famë botërore Shakira ka dhënë një koncert falas spektakolar në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, në një ngjarje masive që sipas kryetarit të bashkisë së qytetit ka mbledhur rreth 2 milionë njerëz.

Performanca u zhvillua të shtunën në mbrëmje, më 2 maj dhe u pasua nga koncerte të ngjashme falas të organizuara më herët në Rio, si ai i Madonna-s në vitin 2024 dhe i Lady Gaga-s vitin e kaluar, të cilat gjithashtu tërhoqën turma të jashtëzakonshme.

Koncerti i Shakirës nisi rreth orës 23:00, me më shumë se një orë vonesë, ndërsa publiku e priti me entuziazëm dhe duartrokitje të forta. Në një moment të veçantë të shfaqjes, dronët në qiell formuan mesazhin “E dua Brazilin” në portugalisht, duke shtuar spektaklin vizual të mbrëmjes.

Gjatë koncertit, artistja kujtoi vizitën e saj të parë në Brazil rreth tre dekada më parë, duke u shprehur nga skena: “Erdha këtu kur isha 18 vjeç, duke ëndërruar të këndoja për ju. Dhe tani shikojeni këtë. Jeta është magjike.”

Shakira performoi disa nga hitet e saj më të njohura si “Hips Don’t Lie”, “La Tortura” dhe “La Bicicleta”, ndërsa e mbylli koncertin me “BZRP Music Sessions #53/66”, këngë e lidhur me ndarjen e saj me futbollistin Gerard Piqué. Ajo gjithashtu përcolli mesazhe për fuqinë dhe qëndrueshmërinë e grave, duke thënë: “Ne gratë, sa herë që rrëzohemi, ngrihemi pak më të mençura.”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

inteligjenca amerikane irani mund te ndertoje arme berthamore brenda nje viti demet e shkaktuara jane te kufizuara 69f99dfd13df1
Lajmi i mëparshëm

Inteligjenca amerikane: Irani mund të ndërtojë armë bërthamore brenda një viti, dëmet e shkaktuara janë të kufizuara

gjate muajit prill jane pastruar 2 750 meter kub mbeturina nga deponite e egra 69f9a68ceda5c
Lajmi i radhës

Gjatë muajit prill janë pastruar 2.750 metër kub mbeturina nga deponitë e egra

Të fundit nga

ShkoLartë