Kaos dhe trafik në Tiranë! Vazhdojnë përmbytjet nga shiu i rrëmbyeshëm

Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë ditën e sotme, duke shkaktuar përmbytje nëpër shtëpi dhe rrugë.

Në qytetin e Tiranës, situata vazhdon të jetë e rënduar, me rrugë të përmbytura, duke shkaktuar një kaos në trafik.

Lëvizja me makinave në rrugët e Tiranës është paralizuar në rrugën Kamëz-Tiranë, Mine Peza, në rrugën Don Bosko, në Rrugën e spitalit Ushtarak, në Kombinat, në zonën e Astirit etj.

Ndërkohë Lumi Lana është fryrë por nuk raportohet të ketë dalë nga shtrati. Kryebashkiaku Erion Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Forcat izraelite arrestojnë 65 palestinezë, përfshirë 2 gazetarë në Bregun Perëndimor

Story i radhës

Në vitin 2022, Dedaj i kishte dërguar letër ZPS-së në të cilën thoshte se distancohet nga deklaratat e mëhershme për Thaçin

Të fundit nga