Anglia luajti dy ditë më parë ndeshjen e parë në Botëror dhe mposhti ekipin iranian me rezultat 6-2.
Megjithëse Irani nuk është standardi i vërtetë, Anglia dukej vërtet e fuqishme dhe lojtarët e Gareth Southgate treguan dëshirë të madhe për të shkuar deri në fund.
Lojtarët e Anglisë tërhoqën vëmendjen me lojën dhe efikasitetin e tyre të mrekullueshëm, por të njëjtën gjë bënë edhe tifozët e këtij vendi me stilin e tyre kontrovers të veshjes.
Konkretisht, tifozët e Anglisë mbërritën në Doha të veshur si ushtarë të Kryqëzatave, gjë që shkaktoi, për ta thënë më butë, habinë e mikpritësve, por edhe të tifozëve të tjerë.
“Disa banorë të Dohas duket se janë shqetësuar nga zgjedhja e veshjeve, duke qenë se ajo aludon për luft.ërat fetare midis 1095 dhe 1291 për marrjen e tokës së shenjtë”, shkruhet në mediat angleze.