Kanye West: Nuk kam lexuar asnjëherë libër

min lexim

Në një paraqitje në ‘podcast’-in e ri “Alo Mind Full”, Kanye West, tha se ai nuk ka lexuar “asnjë libër” dhe e krahasoi leximin me të ngrënit e lakrave të Brukselit.

Rreth katër minutave të ‘podcast’-it, siç mund të dëgjohet më poshtë, Ye komentoi një referencë që bashkë-themeluesi i ‘Alo’, Danny Harris, i bëri një libri.

“Kur thatë se nuk e kisha lexuar këtë libër, në fakt nuk kam lexuar asnjë libër”, tha ai. “Të lexosh është si të ha lakra Brukseli për mua”.

Intervista e tij me ekipin e Alo Yoga vjen vetëm një ditë pasi Ye ndërpreu partneritetin e tij 10-vjeçar me Gap. Ai nuk e trajton drejtpërdrejt marrëdhënien e tij me Gap ose Adidas, me të cilët prodhoi këpucë Yeezy, gjatë intervistës.

Megjithatë, ai kritikon indirekt dy kompanitë.

“Unë sinqerisht besoj se Gap dhe Adidas janë pjesë e një plani më të madh për të margjinalizuar kompanitë amerikane dhe industrinë amerikane”, tha ai.

Diku tjetër në ‘podcast’, Ye foli për mbrojtjen e përdorimit të teknologjisë në arsim.

“Unë mund të kem një tendencë për të qenë thjesht si paranojak i robotëve, por kjo është një mënyrë që ne duhet të ekzistojmë”, tha ai. “Dua të them, Star Wars është kolegji im, e dini. Kam kaluar shumë më shumë orë në Star Wars sesa në kolegj”.

Kanye së fundmi është futur në botën e arsimit me fillimin e Akademisë Donda, një shkollë në Kaliforni me pothuajse 100 studentë të regjistruar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk mundi të përballonte dhimbjen, babai i teknikut të kondicionerëve që u vra me plumb në kokë, i jep fund jetës

Story i radhës

Sadiku “hakmerret” ndaj ish-skuadrës

Të fundit nga