Kante bën gati valixhet në fund të sezonit nga Chelsea, Juventusi gati të përfitojë!
N’Golo Kante mund të largohet nga Chelsea në fundin e sezonit. Juventusi po monitoron situatën e tij.
Kante luan në “Stamford Bridge” që nga viti 2016 dhe është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të Bluve, por këtë sezon ka luajtur vetëm dy ndeshje.
Ai ka humbur çdo ndeshje që nga 14 gushti për shkak të lëndimit. “Calciomercato” shkruan se Juventus dhe klube të tjera evropiane janë të interesuara për francezin.