kanosnin te mituren per publikimin e fotove kundrejt parave arrestohen tre shtetas ne kamez 67f27ace1d641

Kanosnin të miturën për publikimin e fotove kundrejt parave, arrestohen tre shtetas në Kamëz

April 6, 2025
1 minut lexim

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blackmail”.

Arrestohen 3 shtetas të cilët kanosnin një shtetase të mitur, për dhënie parash, për mospublikimin e një fotoje personale të saj, në rrjete sociale.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në kallëzimin e marrë se një 15-vjeçare kanosej nga 3 shtetas për dhënien e pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Orgito Nika, 19 vjeç dhe dy shtetas të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”, të 3 banues në Kamëz.

Keta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur një shtetase të mitur, nëpermjet një foto personale, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshem shumën, rreth 300 000 lekë të rinj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mexhiti fillimi i epokes se re per tetoven perurohet bulevardi modern vidoe smileski bato 67f2752de6f38
Story i mëparshëm

Mexhiti: Fillimi i epokës së re për Tetovën – përurohet bulevardi modern “Vidoe Smileski Bato”

detaje nga shembja e dheut ne prishtine ku humbi jeten 40 vjecari 67f2842ed9bc7
Story i radhës

​Detaje nga shembja e dheut në Prishtinë ku humbi jetën 40 vjeçari

Të fundit nga

Kubi i La Ligas shkarkon trajnerin

Skuadra e Sevillas e ka shkarkuar nga detyra trajnerin Xavier García Pimienta. Shkarkimi i tij vjen pas rezultateve të dobëta këtë sezon dhe humbja e fundit nga Valencia, shtyen bordin e klubit
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë