kanosje per dy vite nje 73 vjecari per ti marre para arrestohet 41 vjecari ne fier 6ac9ee705cef8

Kanosje për dy vite një 73-vjeçari për t’i marrë para, arrestohet 41-vjeçari në Fier

October 10, 2026
1 minut lexim

Një 41-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se prej vitit 2024 kanoste vazhdimisht një 73-vjeçar, me qëllim që t’i merrte një shumë parash.

Sipas hetimeve, i arrestuari, i cili ka precedent penal për krime kundër personit, pretendonte se djali i të moshuarit i kishte borxh shumën e parave që kërkonte.

41-vjeçari Ilir Sherifaj u identifikua dhe u vu në pranga pas hetimeve të kryera me metoda speciale nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga 73-vjeçari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u vrane ne plazh gjate kampingut gjykata denon tre meksikane per vrasjen e dy vellezerve australiane dhe mikut te tyre amerikan 6ac9d2b08baac
Lajmi i mëparshëm

U vranë në plazh gjatë kampingut, gjykata dënon tre meksikanë për vrasjen e dy vëllezërve australianë dhe mikut të tyre amerikan

ari shenon rritje investitoret ndjekin dollarin dhe vendimet e fed it 6ac9eed0bde94
Lajmi i radhës

​Ari shënon rritje, investitorët ndjekin dollarin dhe vendimet e Fed-it

Të fundit nga

ShkoLartë