“Kanë sjellë dëmtimin e rëndë të fondit pyjor dhe terrenit”, SPAK çon për gjykim ish-kreun e bashkisë Fushë-Arrëz dhe administratorin e Iballës

August 16, 2023
min lexim

SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim ish-kreun e bashkisë Fushë-Arrëz Fran Tuci dhe administratorin e Njësisë Administrative Iballë Ndoc Marku, si dhe biznesmenin Durim Margjekaj.

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 67 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 16.08.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:

1. Fran Tuci, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

2. Ndoc Marku, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

3. Durim Margjekaj, akuzuar për veprën penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a pgf 4 i Kodit Penal.

Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se është e provuar që të pandehurit Fran Tuci dhe Ndoc Marku, në bashkëpunim mes tyre, me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë dëmtimin e rëndë (vlerësuar në 234,007,500 lekë) të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz.

Ndërsa i pandehuri Durim Margjekaj, në cilësinë e administratorit të firmës “Legjendari” sh.p.k. me dashje të plotë dhe të drejtpërdrejtë ka kryer punime ndërtimi infrastrukture pa lejen përkatëse duke sjellë pasoja të rënda në pasurinë e llojit “fond pyjor” në pronësi të bashkisë Fushë Arrëz.

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se ish-titullari i Bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci, në bashkëpunim më ish Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, shtetasin Ndoc Marku, me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë në të njëjtën kohë edhe pasojë të rëndë materiale për shtetin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.

Tuci i cili u arrestua më 12 korrik u transferua dy ditë më parë në spitalin e burgut për shkak se ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai ndodhej në paraburgimin e Recit në Shkodër.

Vlerësimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit flasin për një dëm prej më shumë se 2 milionë euro, të shkaktuar nga dëmtimi i terrenit dhe shpyllëzimi i sipërfaqes nga e cila është përfituar rruga e hapur privatisht.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Libi, 27 të vrarë në përleshjet në Tripoli

Story i radhës

Sanksionet e BE ndaj Kosovës, DW: Prishtina zyrtare i cilëson të padrejta

Të fundit nga

ShkoLartë