Kapiteni i Anglisë, Harry Kane duke folur për humbjen 4-0 të Anglisë nga Hungaria në Ligën e Kombeve ka thënë se futbolli di të sjellë edhe surpriza.
“E di që është zhgënjyese për tifozët. Ka qenë një kampanjë zhgënjyese, herë pas here futbolli sjell surpriza.
Nuk është koha për panik. Është një humbje me të cilën jemi të zhgënjyer, por duhet të qëndrojmë të qetë për t’u kthyer më të fortë“, ka thënë ai.
Ai i ka dalur në mbrojtje edhe trajnerit Southgate.
“Gareth ka qenë një pjesë kyçe e transformimit të kësaj skuadre angleze në një nga skuadrat më të suksesshme që kemi pasur në 50 vitet e fundit”, ka thënë Kane.