Kandiq thotë se nuk është civilizues distancimi nga rezoluta për Srebrenicën, i reagon Vuçiqi

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka shkruar në platformën “X”, se 11 korriku duhet të bëhet Dita Ndërkombëtare i Përkujtimit të Viktimave të Srebrenicës.

Deklarata e saj vjen pasi është në proces ndërkombëtar që të caktohet dita që përkujton gjenocidin në Srebrenicë, gjë që Beogradi e kundërshton.

Kandiq ka thënë se nuk është civilizues distancimi.

“Le të behet 11 korriku Dita Ndërkomëbtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës. Nuk është qytetërues të refuzosh rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës. Disa gjenerata të reja nuk do ta falin Serbinë e sotme që nuk ka forcë të distancohet nga e kaluara në të cilat nuk ka vepra të mira”, ka shkruar ajo.

Më pas asaj i ka reaguar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Unë jam shumë i lumtur që ju vetë e vëni në dukje dallimin mes jush dhe meje”, ka shkruar Vuçiq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arian Çani habit me deklaratën e pazakontë: Shqiptarët janë të korruptuar, se kanë problem…

Story i radhës

Pritjes i vjen fundi – Dua Lipa lanson këngën “Illusion” në kuadër të albumit “Radical Optimism”

Të fundit nga

Courtois gëzon Ancelottin

Real Madrid luan këtë të shtunë, më 4 maj, kundër Cádiz në Bernabéu. Një ndeshje në të cilën njëmbëdhjetëshja e