Kandidon për President, ish-komandanti i ushtrisë serbe nis fushatën me një provokim nga Prizreni: Qytet i bukur, por i mungon serbishtja

February 15, 2022
min lexim

Kandidati për president të Serbisë dhe ish-shefi i shtabit të ushtrisë serbe, Zdravko Ponos, ka qëndruar sot për një vizitë në qytetin historik të Prizrenit, ku edhe ka hapur fushatën e tij, shkruan Nova.rs.

“Nëse identiteti kombëtar do të përbëhej vetëm nga fjalët, atëherë në identitetin tonë kombëtar fjala Kosovë do të ishte pjesa më e madhe e ndërtimit. Kosova është për shumë njerëz që kanë jetuar këtu, që jetojnë dhe do të jetojnë dhe diçka tjetër – kjo është jeta para së gjithash. “Jeta ime profesionale filloi në Kosovë tridhjetë e pesë vjet më parë, ky ishte fillimi i karrierës sime ushtarake,” tha Ponos.

Ai theksoi se Prizrenit i mungon sot gjuha serbe dhe se do të dëshironte që ai të ishte sërish qyteti i vjetër.

Ponos ka thënë se Prizreni ka mbetur po ai qytet i bukur, derisa sipas tij, në rrugët e qytetit mungon gjuha serbe. Ai thotë se do të donte që Prizreni të ndryshonte dhe të dëgjohej në rrugë serbishtja dhe gjuha shqipe.

“Prizreni është ende qytet i bukur si atëherë, por diçka i mungon. I mungon diçka kaq e madhe, kaq evidente, i mungon gjuha serbe në rrugë. Do të doja që të ndryshonte, të bëhej sërish Prizreni i vjetër i bukur me serbisht dhe shqip në rrugët e tij”, ka thënë Ponos.

Tutje Ponos ka treguar se si kishte filluar karrierën e tij prej ushtaraku 35 vjet më herët në Kosovë.

Ponos kështu filloi zyrtarisht fushatën e tij për presidencën e Serbisë. Kandidatura e tij fillimisht u përkrah nga Partia për Liri dhe Drejtësi (SAA), pas së cilës iu bashkuan edhe pjesa tjetër e koalicionit “Serbia e Bashkuar” – Partia Popullore, Partia Demokratike dhe Lëvizja e Qytetarëve të Lirë. Ai është gjeneral dhe ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, pas së cilës u përfshi në jetën politike.

Në nëntor 2021, Ponos vendosi të jepte dorëheqjen nga të gjitha funksionet partiake, pra dha dorëheqjen si anëtar i Kryesisë së Partisë Popullore. Ai u tërhoq nga kandidatura për nënkryetar, por mbeti anëtar i partisë dhe nënvizoi se do të vazhdojë të veprojë në opozitë.

Pas kandidimit të tij, Ponos theksoi se do të bënte thirrje për unitet dhe nënvizoi se votuesit e SNS nuk kanë asgjë për t’u frikësuar kur gjërat në Serbi ndryshojnë./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bislimovski: EVN Home është i detyruar që të faturojë sipas situatës të cilën qytetarët e raportuan me vetëlexim

Story i radhës

“Zgjedhorja e Territorialja”, Rama: Fitoren nuk ta jep tavolina, duhen më pak njësi vendore

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë