Kandidati kryesor kundër Erdoganit, dënohet me mbi 2 vite burg kryebashkiaku i Stambollit

December 14, 2022
1 minut lexim

Kryebashkiaku i Stambollit në Turqi, Ekrem Imamoğlu, është dënuar me 3 vjet e 7 muaj e 15 ditë burg, pasi akuzohet për fyerje ndaj anëtarëve të YSK.

Ekrem Imamoğlu është përfolur në Turqi si një nga kandidatët potencialë për të garuar për zgjedhjet e ardhshme presidenciale kundër presidentit aktual të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke Ekrem İmamoğlu nuk mori pjesë në seancën gjyqësore, në sallë ndodheshin vetëm dy avokatët mbrojtës të tij dhe shumë deputetë.

Prokurori kërkoi që dënimi të ishte 4 vite e një muaj burg, ndërsa avokatët mbrojtës e quajtën dënimin si vendim politik, pasi Ekrem İmamoğlu në deklaratat e tij i drejtoheshin Süleyman Soylu-s dhe jo anëtarëve të YSK-së.

Ndërkohë gjykata turke duke ju referuar neneit 53 të Kodit Penal të Turqisë, vendosi që t’i ndalojë Süleyman Soylu-s edhe pjesëmarrjen në politikën aktive.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sonte ndeshja Kastrioti – Besa Famgas

Story i radhës

Upss… Vivian ia prek organin gjenital Getinjos

Të fundit nga

ShkoLartë