Kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës veriore flet për organizimin e zgjedhjeve

April 19, 2023
1 minut lexim

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka thënë se autoritetet shtetërore janë duke e organizuar mbarëvajtjen, dhe sipas tij, gjithçka pritet të shkojë sipas planit.

Cilat janë pritjet për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe sa ndikon pjesëmarrja në legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve?

“Sistemi zgjedhor në republikën e Kosovës për zgjedhjet lokale nuk parasheh atë 5 për qindëshin e famshëm sikurse në zgjedhjet nacionale, kështu që kjo lehtëson pak atë aspektin e daljes së votuesve. Unë shpresoj që dalja të jetë sa ma e madhe, mirëpo situata është kjo si është e parë edhe deklaratën e [të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabrile Escobar] i cili tha se pavarësisht nga dalja, zgjedhjet do të jenë të pranuara”, kështu ka deklaruar kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut nga LVV-ja.

Më tej, ai ka thënë se të gjithë ata që kanë tentuar që t’i pengojnë zgjedhjet janë arrestuar dhe janë duke u përballë me drejtësinë.

“Në shkollën ‘Aziz Sylejmani’, hera e parë do të votohet edhe në objektin e kuvendit komunal të Komunës Veriore të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e ‘Boshnjakëve’, diçka që më parë nuk ka ndodhur”, ka treguar ai.

Sipas Atiqit, mbajta e zgjedhjeve është obligimi i kushtueses, dhe serbët kanë pasur mundësi të garojnë dhe askush nuk ua ka mohuar pjesëmarrjen në zgjedhje.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Politikë apo hakmarrje? Gazetari zbulon pistat ku po heton policia për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

Story i radhës

Çfarë po ndodh në Sudan?

Të fundit nga

ShkoLartë