“Kandidati i Lul Bravës ka monopolin e porteve”, Berisha: Rama këtë nder s’ia ka bërë as socialistëve

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka garon përballë kandidates së PS, Emirjana Sako dhe kandidatit të PD-së, Luan Hoti në zgjedhjet  e pjesshme vendore të 6 marsit. Berisha  gjatë një takimi me banorët e Katundit të Ri në Durrës tha se Ardian Muka është kandidati i dalë nga primaret dhe kjo është vlerë pasi me votën e kryesisë detyrohet të jetë gjithnjë i varur nga qytetarët. Berisha tha se kandidati i Bashës u ftua të merrte pjesë në Primare dhe refuzoi.

Berisha: Nuk erdhi sepse sekretar ishte i emëruar, nga sekretar Lul Bravës e emëroi kryetar pa votë dhe kishte frikë nga vota juaj. Kandidati i Lul Bravës është absolutisht nën sqetullën Edi Ramës. Ka monopolin e shërbimeve detare nga Saranda deri në Shëngjin. Monopoli është i ndaluar me ligj se monopol do të thotë korrupsion. Unë nuk bëj një garë kur tjetri mund të vijë dhe mund t’i marrë me një çmim shumë më të leverdisshme për qeverinë dhe taksapaguesit, por i ka dhënë të gjitha portet në mënyrë antiligjore. Ty kaq shumë të do Edi Rama Luan sa këtë nder që të ka bërë ty nuk ja ka bërë asnjë socialisti tjetër në monopole. Ne nuk jemi parti monopolesh.

Berisha tha se Shtëpia e Lirisë është për garën e lirë. Ai hodhi sërish akuza për rrëmbimin e logos së partisë nga Edi Rama.

Berisha: Tani Brava nuk del dot nga selia. Filloi të bëjë një tur e pritën siç e meritonte sepse u hodhi gaz. Të zemëruar demokratët nuk e pritën. Tani nuk del, por me ndihëm e Edi Ramës ka konfiskuar logon. Ata garojnë me logon e PD. U thonë të tjerëve që nuk jemi as me Bashën dhe Berishën, por me logon. Por logon e ka rrëmbyer Edi Rama.

Me Lulzim Bashën ka vetëm humbje sepse ai i shërben Edi Ramës. Ju e keni marrë vesh historinë e portit të Durrësi, është aferë e madhe. Është kompani Rama-Basha. Mundet një kryeministër të bëjë dhuratë truall ndërtimi, por i merr për vete me këtë mekanizëm. Ka qetësuar edhe këtë tjetrin. Opozita duhet të heshte dhe e bëri ortak.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pique tradhtoi Messin

Story i radhës

​Prishtina merr pamje festive në prag të Ditës së Pavarësisë

Të fundit nga