KANCERI I GJIRIT/ Doc.Dr. Ilir Ismaili: Është fat që Qeveria solli konkluzën e skriningut mobil mamografik (Video)

October 21, 2022
min lexim

Muaji tetorë ndryshe njihet edhe si muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit. Për të folur rreth kësaj sëmundje dhe për të gjetur mënyrën se si ta detektojmë këtë sëmundje, portali informative, indeks.mk zgjodhi të bisedojë me Docent Doktor, Ilir Ismailin i cili njëherit është edhe Specialist i Onkologjisë dhe Radioterapisë.

Doc. Dr. Ismaili tha se ekzistojnë disa forma që mund të detektojnë sëmundjen e karcinomit të gjirit, por ai ndau tre mënyrat që sipas tij janë më të rëndësishme.

“Përsa i përket detektimit dhe procedurave diagnostifikuese ato janë, 1. Vetkontrolli, i gjëndrës së gjirit nga ana e pacientëve, 2. Ehoja dhe 3. Mamografia. Këto janë tre procedurat bazë për detektimin, gjegjësisht janë procedurat të cilat na sinjalizojnë që tek gjiri kemi një ndryshim i cili më tutje duhet të ekzaminohet për tu verifikuar, është ose jo karcinom I gjëndrës së gjirit”, tha Ismaili.

Shton se për verifikim të ndryshimit të gjëndrës së gjirit ka tre mënyra. Ai tregoi se në 99% të rasteve të prekur nga kanceri i gjirit janë gratë. Për më tepër, Ismaili tregon edhe moshën më të prekur nga kjo lloj sëmundje.

“Në përgjithësi, 99% të rasteve janë tek gjinia femërore, por kemi raste edhe tek gjinia mashkullore. Përsa I përket moshës, mosha më e prekur nga kjo sëmundje ose tit hemi më e rrezikuar është nga mosha 45 vjeçare deri në 55 vjeçare, që d.m.th mosha pre-menopauzale dhe mosha post-menopauzale që në vetvete tregon atë variantin nga mosha 45 deri në 55 vjeçare në fazën, pre-menopauzale dhe post-menopauzale kemi disbalansin hormonal i cili është njëri nga faktorët për paraqitjen e kacinomit të gjëndrës së gjirit”, deklaroi Ismaili për indeks.mk.

Më tej ai tregoi edhe faktorët e kësaj sëmundje po edhe mënyrat e trajtimit të Kancerit të gjirit. Shtoi se konkluza e Qeverisë për për skrining mobil mamografik është e qëlluar dhe thotë se e njëjta është mirëpritur nga mjekët.

“Është mirëpritur konkluza për mamografi të detyrueshme. Ishte koha që duhet të bëhet një gjë e tillë. Në vendet evropiane ekziston si procedurë e ashtuquajtur, skrining programa për fat të mirë tash është edhe tek ne në Maqedoni u miratua një procedurë e tillë, d.m.th, çdo grua edhe pse nuk ka simptoma të ndryshimeve të gjëndrës së gjirit e ka obligative të paraqitet tek mjeku të paktën një herë në vit ose në dy vite, varësisht nga protokolli që do ta vendos ministria duhet të bëjë, mamografi të gjëndrës së gjirit”, shtoi Ismaili.

Më tej, Doc.Dr. Ilir Ismaili elaboroi se çfarë realisht përmban skrining programa për mamografi.

Për më tepër, ndiqeni intervistën e plotë me Doc.Dr. Ilir Ismaili.

https://fb.watch/givZLnkOfS/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulohet minimumi i gjumit që duhet për të shmangur problemet me shëndetin

Story i radhës

(VIDEO) Mentaliteti i grave, problem për të diagnostifikuar kancerin në gji

Të fundit nga

ShkoLartë