Kancelari gjerman, Olaf Sholc të shtunën në Shkup

June 9, 2022
1 minut lexim

Kancelari gjerman Olaf Sholc të shtunën vjen për vizitë në Maqedoninë e Veriut, si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sholc në Shkup do të mbajë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa janë planifikuar edhe biseda plenare të dy delegacioneve.

Është parashikuar Kovaçevski dhe Sholc të mbajnë konferencë shtypi të përbashkët.Nga Shkupi, kancelari gjerman niset për në Sofje për takime me kreun shtetëror bullgar.

Temat e takimeve në Shkup dhe Sofje pritet të jenë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, zgjerimi i BE-së dhe lufta në Ukrainë.Sholc në suaza të turneut ballkanik, më parë do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të gjithë në këmbë, tifozët irlandezë tregojnë se çfarë po iu pëlqen në Kosovë

Story i radhës

“Open Balkan Summit” dhe humori i keq i Edi Ramës

Të fundit nga

ShkoLartë