Kancelari gjerman: Do të blejmë aeroplanët luftarakë amerikanë F-35

December 5, 2022
1 minut lexim

Kancelari gjerman Olaf Scholz (SPD), ka konfirmuar sot planet e qeverisë së tij rreth blerjes së aeroplanëve luftarakë amerikanë F-35, që janë pjesë e modernizimit të ushtrisë gjermane.

“Gjermania do të vazhdojë të respektojë përkushtimin e saj ndaj marrëveshjeve të NATO-s, duke përfshirë blerjen e aeroplanëve luftarakë F-35 me aftësi të dyfishtë”, thuhet në artikullin e revistës amerikane Foreign Affairs.

Termi “aftësi e dyfishtë” i referohet aeroplanëve që mund të mbajnë raketa bërthamore dhe jobërthamore, transmeton Telegrafi.

Aeroplanët luftarakë Tornado që i përdor ushtria gjermane do të zëvendësohen me aeroplanët modernë F-35, si pjesë e aktiviteteve të qeverisë, që siç njoftoi kancelari gjerman, përfaqësojnë një “pikë kthese në histori”.

Por aeroplanët e rinj të shtrenjtë po ngjallin shqetësime buxhetore mes ligjvënësve.

Bild am Sonntag raportoi këtë fundjavë, se ministria e Mbrojtjes paralajmëroi për rreziqe të rëndësishme në marrëveshje, duke përfshirë vonesat e mundshme kohore dhe tejkalimet e kostove.

Në një artikull për Foreign Affairs, Scholz, theksohet e ashtuquajtura “pikë kthese globale” në aspektin e politikës së sigurisë.

“Gjermanët synojnë të bëhen garantues i sigurisë evropiane, të cilën aleatët tanë presin të jemi”, ka thënë Scholz. /Telegrafi/

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Duhet hequr iluzionet dhe pritjet, se Serbia një ditë do ta njeh pavarësinë e Kosovës..!?

Story i radhës

Koreja e Jugut-Brazili, formacionet zyrtare

Të fundit nga

Elon Musk bëri thirrje për bojkot të Wikipedias

Miliarderi kontrovers, Elon Musk, edhe një herë ka vënë në shënjestër Wikipedian, për shkak të redaktorëve “me prirje të majtë”. Elon Musk njoftoi në platformën X se përdoruesit duhet të ndalojnë së
ShkoLartë