Kancelari austriak: Shengeni është një dështim!

January 27, 2023
1 minut lexim

Sistemi Shengen i Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë është një dështim dhe kufijtë e jashtëm të unionit duhet të përforcohen. Kjo është thirrja e fortë që bën Kancelari austriak, Karl Nehammer.

Gjatë një konfernece për mediat pas takimit me kryeministrin holandez të enjten në mbrëmje në Vjenë, Nehammer u tha gazetarëve se ai, ashtu edhe Mark Rutte, ishin të dy mbështetës të flaktë të BE-së, por rregullat dhe institucionet e unionit duhet të merren seriozisht.

“Kjo do të thotë që Komisioni (Europian), monitoruesi i traktateve, duhet të sigirojë zbatimin e tyre”, tha Nehammer. “Në të vërtetë ne kemi një dështim sistematik. Shengeni nuk funksionon dhe procedura e azilit për në BE që kemi në fuqi nuk funksionon. Këto janë probleme të mëdha. Të dy ne jemi europianë të flaktë. Për ne, Bashkimi Europian është e ardhmja e Europës, por kjo do të thotë që institucionet duhet të bëjnë punën e tyre”.

Ai bëri thirrje që t’i jepet mbështetje financiare Bullgarisë dhe Rumanisë, pasi kundështon futjen e tyre në zonën Shengen. Ai kujtoi një vizitë në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë, ku sipas tij, situata ishte e vështirë.

“Duhet të përforcojmë gardhin që kemi atje. Tani, Komisioni gjithmonë jep një “jo” kategorike si përgjigje për këtë, duke thënë se nuk do të ketë para për më shumë gardhe. Por nuk mendoj se kjo duhet të jetë fjala e fundit”.

Zona Shengen është zona më e madhe në botë ku njerëzit lëvizin të lirë pa pasaporta, mes 26 shteteve europiane.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE kërkon uljen e tensioneve në mes Shkupit dhe Sofjes

Story i radhës

Masakroi me thikë nipin në Shkodër, flet i moshuari

Të fundit nga

ShkoLartë