Me rastin e 32-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, Kanadaja emëroi një ambasador të ri në Ukrainë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kanadasë, thuhet se ministrja e Punëve të Jashtme, Melanie Joly, emëroi Natalka Cmoc si ambasadore, duke e zëvendësuar Larisa Galadza, e cila prej 4 vitesh punonte në Ukrainë.
“Ndërsa ukrainasit vazhdojnë të luftojnë për pavarësi dhe sovranitet, Kanadaja mbetet një partner i fortë dhe do të jetë atje për të mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
“Ajo do të përfaqësojë Kanadanë në Kiev, duke siguruar që Kanadaja të vazhdojë të mbështesë Ukrainën gjatë kësaj kohe të vështirë dhe për një afat të gjatë,” thuhet në deklaratë.
Emërimi i CMoc, gjuha amtare e të cilës është gjuha ukrainase, u bë me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.
Kanadaja ishte vendi i parë perëndimor që njohu pavarësinë e Ukrainës në vitin 1991.