Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në Montreal

November 24, 2024
1 minut lexim

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dënoi të shtunën dhunën dhe antisemitizmin gjatë protestave pro-palestineze dhe kundër NATO-s në qendër të Montrealit të premten. Rreth 300 delegatë nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere po marrin pjesë në asamblenë vjetore të aleancës që zhvillohet në Montreal nga 22 deri më 25 nëntor.

Mediat lokale raportuan se protestuesit u vunë zjarrin dy automjeteve dhe dogjën një manekin që gjoja portretizonte Kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj për të shpërndarë turmën dhe tre persona u arrestuan për sulme ndaj punonjësve të rendit dhe pengim të punës së policisë, sipas rrjetit “CTV News”.

Në pamjet filmike të shpërndara në rrjetet sociale shiheshin protestues të maskuar që godisnin vitrinat e dyqaneve.

“Ajo që pamë në rrugët e Montrealit mbrëmë ishte e tmerrshme. Aktet e antisemitizmit, frikësimit dhe dhunës duhet të dënohen kudo që i shohim”, tha zoti Trudeau në një postim në rrjetin social X.

Në të gjithë Kanadanë janë zhvilluar protesta pro-palestineze që nga fillimi i luftës në Gazë vitin e kaluar./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?

Story i radhës

Në mars pritet të nisë vendosja e paneleve në Parkun Solar në Rahovec

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë