Kanada, ariu sulmon dhe mbyt një çift

Një burrë dhe një grua gjetën vdekjen nga sulmi i një ariu në Parkun Kombëtar Banff në Alberta të Kanadasë, transmeton Anadolu.

Autoritetet e parkut për sulmin e ariut u njoftuan përmes pajisjeve GPS në orët e mbrëmjes, sipas CBC News.

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ekipet e shërbimit nuk kanë mundur të ndërhyjnë nga ajri dhe kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje.

Me të mbërritur në zonë, disa orë pas sulmit, ekipet kanë gjetur trupat e çiftit, të cilët nuk i kanë mbijetuar sulmit.

Gjatë kontrollit, ekipet kanë hasur në një ari agresiv dhe e kanë vrarë kafshën në vend.

Autoritetet raportuan se vetëm 14 për qind e sulmeve të ariut kafe në mbarë botën rezultojnë me vdekje dhe theksuan se sulmet e tilla janë një “ngjarje e rrallë”.

Supozohet se arinjtë, të cilët po përgatiten për gjumin e dimrit, janë të uritur në këtë kohë të vitit.





Story i mëparshëm

Apple pranon problemin serioz të modeleve të reja iPhone 15 Pro dhe Pro Max

Story i radhës

Qindra kolonë izraelitë bastisin Xhaminë Al-Aksa për të dytën ditë me radhë

Të fundit nga