Kanabis me postë nga SHBA, Prokuroria e Tiranës zbardh raste në disa qytete: Sekuestrohen 15.2 kg drogë, arrestohen 12 persona

April 28, 2025
1 minut lexim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Postën Shqiptare, ka goditur tetë raste të trafikimit të cannabisit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë vetëm gjatë muajit prill.

Hetimet proaktive zbuluan se lënda narkotike, me përqindje të lartë THC, transportohej përmes pakove postare, duke përfshirë qytete të ndryshme si Tirana, Shkodra, Fieri, Elbasani dhe Vora.

Në total janë sekuestruar 15.2 kilogramë cannabis, ndërsa janë arrestuar dhe shpallur në kërkim 12 persona, disa prej të cilëve u kapën në flagrancë në momentin e tërheqjes së pakove në degë të ndryshme të Postës Shqiptare.

Prokuroria njofton se hetimet vijojnë për të zbuluar dhe ndaluar shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

MEMBM: Rritje dyfish e pagesës, rekord prej 247 milionë denarësh për tre muaj

Story i radhës

Prattipati shkon në Shtërpcë, takon kryetarin Jevtiq

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë