Dy persona janë arrestuar nga policia në Sarandë pas informacioneve se ata po transportonin 5 kg kanabis drejt Greqisë.
Me finalizimin operacionint policor të koduar “Bags”, u arrestuan shtetasit: P. B., 42 vjeç, banues në Greqi dhe S. Q., 32 vjeç, banues në Vlorë, shkruan Oranews
“Pas lokalizimit të këtyre 2 shtetasve, në lagjen nr.3, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në dy çantat që ata kishin me vete.
Në to kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 4 pako”, ka informuar Policia.