Kanabis dhe para brenda servisit, arrestohet pronari 45-vjeç, procedohet penalisht punonjësja

April 14, 2022
1 minut lexim

Pronari i një servisi në Durrës është arrestuar, pasi në servisin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike dhe një shumë parash.

Në pranga ka rënë shtetasi G. R., 45 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.  

Ndërkohë është proceduar penalisht 24-vjeçarja, E. L. e punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Nën këtë logo do të zhvillohet “Final Four” i Ligës Unike

Story i radhës

Gjobiten katër lëmoshë kërkuese në Prizren

Të fundit nga

ShkoLartë