Kamza shkëlqen

1 minut lexim

Klubi “Kamza Karate” ka fituar Kampionatin Ndërkombëtar të Karatesë “Kamza Open 2022”.

Vendin e dytë e zuri “Ulqini”, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua ekipi i ‘Lushnjes’.

Kampionati Ndërkombëtar i Karatesë “Kamza Open 2022” u zhvillua në ambientet e shkollës 9- vjeçare “Hillary Clinton”.

Në këtë kampionat morën pjesë 420 sportistë nga 6 shtete pjesëmarrëse, të cilët konkurruan nën emblemën e 39 klubeve të ndryshme.

Të pranishëm dhe të ftuar ishin figura që kontribuojnë në sportin shqiptar dhe në vendet fqinje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse po i pengon ”Levicës” flamuri shqiptar në Forinë të Gostivarit?

Story i radhës

Vendimi i Gazprom/ Kryeministri i Bullgarisë: Një shkelje e rëndë e kontratës

Të fundit nga