Kampionja e Maqedonisë së Veriut konfirmon përforcimin me lojtaren e Istogut 

1 minut lexim

Kampionja e Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Petrov është përforcuar me Esma Muratoviqin, hendbollisten e kampiones së Kosovës. 

“Bëhet fjalë për bekun e majtë Esma Muratoviq, e cila vjen nga skuadra e Istogut nga Kosova, ku kaloi pjesën pranverore të sezonit të kaluar, ndërsa në vjeshtë luajti për PAOK-un e Selanikut të Greqisë..

Muratoviq është 28 – vjeçare, por ka shumë eksperiencë kur bëhet fjalë për paraqitjet në skenën ndërkombëtare.

Ai luajti edhe për Ardesen dhe Kastamonu e Turqisë, më pas për Maccabin Arazim Ramat Gan nga Izraeli, tre sezone me Istogun dhe një sezon në Brixen të Italisë”, – ka shkruar mediumi maqedonas “24rakomet”.

Kampionja maqedonase do të jetë pjesë e Europa League sezonin e ardhshëm.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

​16 ditë nga greva në Trepçë shkaku i mos ekzekutimit të pagave, mijëra euro humbjet ditore

Story i radhës

Kura dy Ditore me Lëng Limoni dhe Mjaltë për Problemet me Tretjen

Të fundit nga