Kampionet e Kosovës mundin Tiranën

December 13, 2022
1 minut lexim

Penza ka shënuar fitore ndaj Tiranës me rezultat 83:74 (26:19, 27:19, 17:18, 13:18), në xhiron e katërt të Ligës Unike për Femra.

Skuadra pejane e nisi ndeshjen më mirë dhe qysh në çerekun e parë kishin epërsi deri në 11 pikë, 19:8, ndërsa kjo pjesë përfundoi 26:19. Në periudhën e dytë, vendaset vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë edhe më shumë, duke shkuar në pushim me shifrat 53:38.

Kampionet e Kosovës vazhduan me lojë të mirë dhe kishin epërsi deri në 19 pikë, 63:44, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 70:56. Në dhjetë minutat e fundit, pejanet menaxhuan epërsinë e krijuar për të triumfuar 83:74.

Te Penza më të dalluarat ishin Leila Omerbasiq me 32 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime dhe Aleksandra Begensiq me 16 pikë, 15 kërcime dhe tetë asistime, kurse te Tirana më e mira ishte Aida Palko me 21 pikë e shtatë kërcime.

Të dy skuadrat kanë dy fitore e dy humbje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski-Val: Të gatshëm të kryesojmë me OSBE nga janari i 2023

Story i radhës

Messi regjistron një tjetër rekord historik në Botëror

Të fundit nga

ShkoLartë