kampion ballkani per here te gjashte radhazi 6223713967def

Kampion Ballkani për herë të gjashtë radhazi

March 5, 2022
1 minut lexim

Izmir Smajlaj është një nga sportistët shqiptarë më të mirë. 28-vjeçari shkodran, ka dalë Kampion Ballkanik për herë të gjashtë radhazi në kërcim së gjati.

Pas suksesit të radhës, Smajlaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan:

“Prej vitesh ky kampionat sa vjen e bëhet më i vështirë, por unë jam krenar që arrij të dal në vend të parë për vendin tim.

Falënderimet shkojnë për mbështetësit e sportit tim të bukur, Trajnerin z. Gjergj Ruli, familjen time si dhe Erion Veliajn, Bashkinë  Tiranë, Ks Tirana, Olympic Albania, gym_n_juice.al, të cilët së bashku, besojnë çdo herë tek unë dhe objektivat e mi fitues!

Gara të tjera na presin këtë 2022’! Është vetëm fillimi”, shkruan kampioni shqiptar, i cili shkëlqeu në garën që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

banoret e mariupol ne ukraine po jetojne ne kushte te mjerueshme 6223713435576
Story i mëparshëm

Banorët e Mariupol në Ukrainë po jetojnë në kushte të mjerueshme

leart pacarada me st paulin shkelqejne ndaj karlsruher it 6223730f96422
Story i radhës

Leart Paçarada me St. Paulin shkëlqejnë ndaj Karlsruher-it

Të fundit nga

ShkoLartë