Kamioni përplas këmbësorin në aksin Lezhë-Milot

Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku një maune ka përplasur një këmbësor.

Personi i plagosur është nisur me urgjencë në spital. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit. I plagosur nga aksidenti ka mbetur Jak Gjergji 75-vjeç.

Njoftimi:

Rreth orës 16:50, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, shtetasi B. T., duke drejtuar mjetin kamion, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin J. Gj. 75 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lufta në Ukrainë/ Ministri rus i Mbrojtjes: Situata po shkon drejt një përshkallëzimi të pakontrolluar

Story i radhës

“E paligjshme dhe e palogjikshme” – Kastrati reagon ndaj projektit të MAShTI-t për shkollën në Ponoshec të Gjakovës

Të fundit nga