Kameruni ka arritur barazim me rezultat 3:3 kundër Serbisë, në takimin e xhiros së dytë të Grupit G të Kampionatit Botëror.
Futbollistët e Kamerunit humbjen 1:3 e shndërruan në barazim falë lojës së madhe të tyre në pjesën e dytë.
Kameruni fundos Serbinë në renditje.
Për Kamerunin shënuan Castelletto (29′), Aboubakar (63′), Choupo-Moting (66′) dhe për Serbinë realizuan Pavlloviq (45+1′), S, Milinkoviq-Saviq (45+3), Migtroviq (53′).
Brazili kryeson me 3 pikë por ka një ndeshje me pak sikur edhe Zvicra që ka po aq pikë, ndërsa Kameruni renditet në pozitën e tretë me 1 pikë dhe Serbia është në fund me 1 pikë.
Më 2 dhjetor takohen: Zvicra – Serbia (20.00) dhe Brazili – Kameruni (20.00).