kamera e kap 740 here duke tejkaluar shpejtesine ne afersi te nje shkolle ne new york 680a7c03de467

Kamera e kap 740 herë duke tejkaluar shpejtësinë në afërsi të një shkolle në New York

April 24, 2025
1 minut lexim

Të ngasësh veturën më shpejt se kufiri i lejuar është problematike nga këndvështrimi i sigurisë rrugore, dhe mund të thuhet se gjithnjë e më shumë po rritet vetëdija se kjo është sjellje e paedukatë dhe plotësisht e papranueshme shoqërisht.

Por ta bësh këtë pranë një shkolle është diçka që meriton një ndëshkim serioz – dhe ta bësh 740 herë.

Në thelb, një drejtues mjeti i një Audi A6 të zi është kapur nga e njëjta kamerë trafiku në metropolin amerikan të New Yorkut plot 740 herë, vitin e kaluar dhe këtë vit, duke tejkaluar shpejtësinë në zonë shkolle. Po, aq shumë herë ka vozitur me shpejtësi të madhe pranë një shkolle.

Shuma totale e gjobave për këtë shofer ka kaluar 50 mijë euro (e llogaritur nga dollari).

Ky informacion është publikuar nga organizata Transport Alternatives, bazuar në të dhënat e zyrës financiare të qytetit.

Dy shoferë të tjerë me vetura Mercedes ndjekin në vendin e dytë dhe të tretë, me gjoba në vlerë prej 45 mijë dhe 27 mijë euro, gjithashtu për shpejtësi të tepruar. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

liverpooli mund te festoje kete jave titullin e 20 te 680a7b15f0488
Story i mëparshëm

Liverpooli mund të festojë këtë javë titullin e 20-të

rutte nga shba anetaret e nato s te rrisin fondet dhe perkushtimin ndaj aleances 680a7ea027739
Story i radhës

Rutte nga SHBA: Anëtarët e NATO-s të rrisin fondet dhe përkushtimin ndaj aleancës

Të fundit nga

ShkoLartë