Kamenica nënshkruan marrëveshje për 70 njësi banimi

September 12, 2024
1 minut lexim

Komuna e Kamenicës ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për 70 njësi banimi në kuadër të banimit të përballueshëm.

Në njoftim thuhet se nga thirrja e hapur e MMPHI-së, Komuna e Kamenicës ka aplikuar se si rrjedhojë ka nënshkruar marrëveshjen.

“Nga thirrja e hapur e MMPHI-së në shkurt të këtij viti, ku aplikuam si komunë, sot kemi nënshkruar marrëveshjen me Ministrin Aliu”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Komuna e Kamenicës ka ndarë parcelën, dhe së shpejti do të fillojë puna.

Kryetari Rahimaj gjithashtu ka shtuar se bashkë me nivelin qendror, vazhdojmë me punë të mira për qytetarin. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Babai nga Ohio ka një mesazh për Trumpin: Mos e përdorni vdekjen e djalit tim për qëllime politike

Story i radhës

Shpjegon dorëheqjen

Të fundit nga

ShkoLartë