Kambovski pret nga Abazi të respektojë ligjin në mënyrë konsekuente

November 10, 2022
1 minut lexim

Shkup, 10 nëntor – Akademiku Vllado Kambovski lidhur me zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PPTH NKOK), vlerëson se në qoftë se përcaktohet si përvojë negative zgjedhja aktuale e shefit të kësaj prokurorie, atëherë do të duhet të precizohen kriteret e zgjedhjes si edhe të zhvillohen edhe më tej.

 

“Shefi i sapozgjedhur i PPTH NKOK, nuk e di si është zgjedhur, por i rekomandoj në mënyrë konsekuente ta respektojë ligjin, pasi siç e pamë në raste të mëparshme, vjen koha e përgjegjësisë jo vetëm politike, por edhe ndëshkuese, penale për shkallët gjithnjë e më të larta të ushtrimit të funksioneve shtetërore”, deklaroi sot akademiku Kambovski.

Me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, porosit Kambovski, të gjitha institucionet do të observohen në mënyrë serioze nëse e kryejnë ose jo funksionin e tyre.

“Për mua është e rëndësishme njeriu të jetë i zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe në mënyrë të ndërgjegjshme për ta kryer funksionin e tij pasi të gjitha institucionet gjatë periudhës së ardhshme do të observohen në mënyrë serioze nëse e realizojnë funksionin e tyre në mënyrë të ligjshme ose jo. Përfundimisht duhet të kuptohet se vjen fundi i arbitraritetit politik, ndaj zemërimit dhe arrogancës së partive politike, imponimit e kuadrit ose të zgjidhjeve të tjera pa u përmbushur kriteret e cilësisë”, potencoi Kambovski.

Shtoi se është duke u përgatitur strategji e re për reforma në sistemin gjyqësor dhe të gjitha këto çështje do të përfshihen.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Musmurati: Konkursi për drejtorët e shkollave e çerdheve, transparent

Story i radhës

Ballkani – Llapi, formacionet zyrtare

Të fundit nga

ShkoLartë