kamberi vuciq sikurse millosheviqi vazhdon me politiken e shqiptareve te ndershem 67fcf407cfcc1

​Kamberi: Vuçiq sikurse Millosheviqi vazhdon me politikën e shqiptarëve të ndershëm

April 14, 2025
min lexim

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se propozimi i Demo Berišës për postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave është një goditje e rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur, rezistuar dhe sakrifikuar për të drejtat e veta në Serbi.

Sipas tij, ky emërim është jo vetëm politikisht i papranueshëm, por edhe moralisht i turpshëm, sepse Demo Beriša nuk është një përfaqësues i të drejtave të njeriut, por një simbol i mohimit të identitetit kombëtar dhe politik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës.

“Siç dëshmojnë pamjet, deklaratat dhe intervistat publike, Demo Beriša është një ish-oficer i ushtrisë serbe, pjesë e strukturave që kanë qenë të përfshira në krime të luftës në Kosovë. Edhe pse thotë se është nga Peja, ai publikisht deklaron se atdheu i tij është Serbia, se Kosova është “Kosova e Metohisë” dhe mohon ekzistencën e Republikës së Kosovës. Jo vetëm kaq – ai është themelues i një organizate me emër serb, “Matica Albanaca Srbije,” ku mbrohet trashëgimia e bashkëpunëtorëve të Serbisë në periudhat më të errëta të historisë sonë, madje edhe Esat Pashë Toptani, i njohur për tradhti ndaj kombit shqiptar.Demo Beriša vetëm mund te jete Faik Jašari 2.0, i cili ishte pjesëmarrës në delegacionin e Serbisë në Rambuje. Faik Jašari, edhe pse kishte zgjedhur të mbetet pjesë e institucioneve të Serbisë para vitit 1999, pas luftës u detyrua të largohej nga Kosova dhe për 20 vjet nuk është kthyer më. Ai është simbol i një të kaluare që ka përfunduar. Ai mbetet jashtë institucioneve, jashtë Kosovës, si një figurë e harresës dhe disfatës, figure kuislingë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kamberi ka shkruar se Demo Beriša, i cili ndan të njëjtën ideologji me Jašarin – që Kosova është Serbi dhe shqiptarët duhet të nënshtrohen nën këtë realitet, po promovon këtë frymë si “shqiptari model” për Serbinë.

“Ai shfaqet në intervista duke mohuar NATO-n, duke përkrahur narrativën serbe për luftën dhe duke u paraqitur si përfaqësues i shqiptarëve në Serbi. Ai është përdorur dhe po përdoret si një mjet propagandistik për të legjitimuar narrativën se shqiptarët janë të integruar dhe të kënaqur në Serbi – për sa kohë që ata mohojnë Kosovën dhe i binden Beogradit. Demo Beriša nuk përfaqëson shqiptarët, por një version të të instrumentalizuar për interesa të politikës serbe, sikurse disa tjetë në periudhën e Millosheviqit. Propozimi i tij si ministër nuk është për të drejtat e njeriut, por për vazhdimin e një politike që do të shuajë zërin e shqiptarëve të vërtetë në Serbi, sikurse përfaqëson edhe një fyerje për të gjitha pakicat tjera në Serbi, që përbëjnë 20 përqind të popullatës së këtij shteti. Ky propozim është i rrezikshëm sepse legalizon mohimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve, dhe institucioni që duhet të mbrojë të drejtat e tyre do të shndërrohet në një parodi të vetvetes.Prandaj, ky emërim nuk duhet të kalojë pa reagim – as nga shqiptarët e Luginës, as nga institucionet në Prishtinë, as nga Tirana zyrtare dhe as nga faktori ndërkombëtar”, ka shkruar ai, duke shtuar se heshtja ndaj këtij absurdi është bashkëfajësi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

skema ndihmese ne bujqesi do me shume dokumente fermeret po na veshtiresohet aplikimi 67fceaa8257aa
Story i mëparshëm

Skema ndihmëse në bujqësi do më shumë dokumente, fermerët: Po na vështirësohet aplikimi

milanit i vjen oferta per ti harruar te gjitha problemet 67fcf7c8f054f
Story i radhës

Milanit i vjen oferta për t’i harruar të gjitha problemet

Të fundit nga

Shikoni çfarë kanë bërë me Porsche

Ekzistojnë kompani për të cilët asgjë nuk është e shenjtë dhe që janë të gatshëm për gjithçka – madje edhe për ndërhyrje ekstreme. Porsche 911 është vetvetiu një makinë e veçantë, një

Aaron Ramsey bëhet trajner i Cardiff Cityt

Cardiff City është gjithnjë e më afër rënies në Ligën e tretë të Anglisë. Ata vendosën të shkarkojnë trajnerin e deritanishëm, Omer Riza pas rezultateve të dobëta të skuadrës. Dhe si zëvëndësues
ShkoLartë