Kamberi takon ambasadorin e BE-së në Beograd, i tregon për pengesat që shqiptarët i kanë atje

June 5, 2025
1 minut lexim

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret.

Kamberi tha me Giaufretin folën për sfidat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Theksova se Bashkimi Evropian dhe vlerat perëndimore mbeten opsioni i vetëm dhe aspirata strategjike e shqiptarëve të Luginës dhe se procesi i integrimit të Serbisë në BE duhet të kalojë përmes respektimit dhe avancimit të të drejtave të pakicave kombëtare”.

“Informova Ambasadorin për ngecjen e vazhdueshme në zbatimin e Planit 7- pikësh, si dhe për mbylljen e dyerve të institucioneve shtetërore për integrimin e shqiptarëve”, shkroi Kamberi.

Tutje, ai u shpreh se në takim vuri në dukje neglizhencën sistematike të shtetit serb ndaj përfshirjes së  shqiptarëve në institucionet publike, veçanërisht në polici.

“Dhe ngrita shqetësimin për vazhdimin e praktikës së pasivizimit të adresave të shqiptarëve. Këto janë fenomene që cenojnë të drejtat elementare të qytetarëve tonë, prandaj asistenca ndërkombëtare për evitimin e këtyre problemeve dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve është e domosdoshme”, shkroi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Konfirmohet rasti i parë me murtajën që prek bagëtitë e imta në Shqipëri

Story i radhës

Lojtari shqiptar i tronditur, Interi i bën “gjëmën” me 14 milionë euro

Të fundit nga

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë