Kamberi: Serbia është i vetmi vend që e ndalon me ligj përdorimin e simboleve kombëtare, Maqedonia e ka rregulluar ndërsa në Kosovë, kjo nuk ka qenë problematike

November 19, 2024
1 minut lexim


I ftuar në Daily Click në TV21, deputeti Shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi foli për sfidat me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në atë pjesë, përcjell TV21. Kamberi tha se, shqiptarët janë të diskriminuar ku përmendi gjuhën shqipe dhe përdorimin e simboleve kombëtare, por sipas tij, çështja me e rëndësishme është se, shqiptarët nuk janë të integruar dhe nuk ecin në mënyrë proporcionale me institucionet e Serbisë.

“Kemi dy nivele të diskiriminimit. Njëra është me ligj, siç e përmenda te flamuri që është i ndaluar dhe Serbia është i vetmi vend që ndalon me ligj përdorimin e simboleve kombëtare. Në Maqedoninë e Veriut e rregulluar, në Mal të Zi është rregulluar në Kosovë kjo temë kurrë nuk ka qenë problematike, në Kroaci po ashtu e rregulluar. Serbia mbetet i vetmi vend që me ligj e pengon. Dhe kemi aspektin tjetër, ku ligji është pozitiv në raport afirmativ me pakicat, kemi pengesa që shtrohen që nuk lejojnë realizimin e të drejtës. Në shumë segmente që thash se shqiptarët janë të diskriminuar e para dhe më e rëndësishmja është, çështja e mosintegrimit të barabartë dhe proporcional me institucionet e shtetit”, tha Kamberi



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taravari për Kurtin e Ramën: Janë kryeministra të dashur për ne, kush mendon ndryshe i ka ndërruar ADN-ja shqiptare…

Story i radhës

Ilir Meta kërkon lirinë, zbardhet dëshmia e tij në Gjykatë: Në bazë edhe të përvojës amerikane më lejoni të ushtroj detyrimet e mia

Të fundit nga

ShkoLartë