Kamberi: Nëse Kosova është Serbi, a mundet Vuçiqi të shkojë atje pa lejen e tyre?

Bartësi i listës “Lufta politike e shqiptarëve vazhdon”, Shaip Kamberi, ka thënë sonte se qëllimi i kësaj liste është që një apo dy deputetë, varësisht nga rezultatet e zgjedhjeve, të “ngrenë zërin” në Kuvendin e Serbisë.

Ai tha se kështu mund të vënë në dukje diskriminimin ndaj shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

“Nëse parimi kushtetues është që shërbimet publike, institucionet shtetërore, madje edhe policia, duhet të pasqyrojnë strukturën e popullsisë në një komunë, veçanërisht kur bëhet fjalë për komunat multietnike, dhe situata në terren është krejtësisht ndryshe, atëherë shkelet e drejta themelore e pakicës për pjesëmarrje në procesin e vendimmarrjes në institucionet e rëndësishme, të cilat vendosin për të drejtat e tyre”, tha Kamberi për radiotelevizionin serb.

Ai ka deklaruar se diskriminimi praktikohet edhe në të drejtën e punësimit, sepse për 15 vjet nuk njihen diplomat nga Kosova, edhe pse për atë çështje ka tri marrëveshje, prandaj të rinjtë tha se po largohen nga ato rajone.

Sipas tij, Bujanoci, Presheva dhe Medvegja janë komunat me të ardhura më të ulëta, me shkallë më të lartë të papunësisë dhe pa investime konkrete në hapjen e vendeve të reja të punës.

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se ata e mbështesin atë proces dhe se është në interes të të dyja palëve dhe të gjithë rajonit që të arrihet ajo marrëveshje sa më shpejt që “si Serbia edhe Kosova të hyjnë në BE”.

Për komentin se Kosova sipas Kushtetutës është pjesë përbërëse e Serbisë, Kamberi pyeti “A është?”.

“Nëse është, a mund të shkojë presidenti i Serbisë në Kosovë pa miratimin e autoriteteve në Kosovë? A mundet kryeministri të shkelë në Kosovë pa lejen e autoriteteve në Kosovë? Kë po e gënjejmë?”, tha Kamberi.

Story i mëparshëm

Nesho: Po jetojmë në një kohë kur në Shqipëri po instalohet një diktaturë e re

Story i radhës

I solli fat Argjentinës dhe Mançester Sitit, pornostarja e njohur “ndryshon” profesion: Leksione falas në…

Të fundit nga