Kamberi i reagon Petkoviqit: Lista Serbe asnjëherë nuk i ka kryer obligimet ndaj qytetarëve që përfaqëson

December 11, 2024
min lexim

Aktivistja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi ka reaguar ndaj deklaratave tw drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, duke i quajtur të pabaza akuzat e tij ndaj Qeverisë së Kosovës.

Petkoviq para disa ditëve kishte pretenduar se “Qeveria e Kosovës synon të pengojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme dhe ta lërë popullin pa mbrojtje”. Deklaratat e tij erdhwn pas situatës së krijuar me Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës, ku pas provokimeve të këtyre të fundit kryeparlamentari Glauk Konjufca ndërpreu seancën.

“Si zakonisht, @PetkovicPetar ka hedhur akuza të pabaza ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke pretenduar se synon ta pengojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme dhe ta lërë popullin serb pa mbrojtje. Më lejoni t’i kujtoj Petar Petkoviqit se duket se po vuan nga problemet e kujtesës. Lista Serbe, të cilën ai e mbron aq keq, ishte përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë”, ka shkruar ajo.

“Ish-nënkryetari i saj, bashkëpunëtori juaj kontrovers, terroristi Milan Radoiçiq, ishte udhëheqësi i këtij sulmi kundër Republikës së Kosovës, i cili rezultoi me vrasjen e policit shqiptar Afrim Bunjaku.

Tani le të trajtojmë protestat në veri, për të cilat ju pretendoni se ishin paqësore, por në të cilat morën pjesë grupe kriminale serbe të maskuara, të lidhura ngushtë me Listën Serbe. Personi në foton më poshtë është një nga ata individë të cilët me dhunën që ka ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR-it duke u përpjekur të menaxhojnë situatën dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm, u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore shumë ushtarëve. Si pasojë e kësaj vepre kriminale, një ushtari të KFOR-it është dashur t’i prehet këmba.

Po bashkangjit edhe një foto tjetër ku shihet Goran Rakiq, ish-udhëheqësi i Listës Serbe dhe Dr. Dragiša Milović (nënkryetar aktual), duke udhëhequr një turmë kundër KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Për më tepër, kush qëndronte pas sulmit në Ibër-Lepenc, nëse jo individë të nxitur nga Serbia, me qëllim që t’i shkaktonin vuajtje popullit të Kosovës duke i privuar nga uji, duke helmuar burimet kryesore të ujit dhe duke krijuar probleme me energjinë elektrike?

Më lejoni të adresoj edhe shqetësimin tuaj për komunitetin serb në veri, ku pretendoni se do të mbeten pa lidership apo mbështetje për të drejtat e tyre në Kosovë. Kjo është jo vetëm e pavërtetë por një gënjeshtër e plotë, pasi komuniteti serb në Kosovë vazhdimisht është shantazhuar nga Lista Serbe. Kur kanë dashur të punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës, i kanë etiketuar “tradhtarë”, ashtu siç i ka etiketuar lideri juaj Vuçiq.

Lista Serbe asnjëherë nuk i ka kryer obligimet ndaj qytetarëve që përfaqëson. Pjesëmarrja në Kuvend një herë në gjashtë muaj vetëm për të nënshkruar nuk është një formë përfaqësimi për komunitetin serb, por për Beogradin zyrtar. Komuniteti serb ka të drejtë të kërkojë që t’i përfaqësojnë kandidatët e tjerë serbë dhe jo individë të kriminalizuar.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryetari i Butelit Darko Kostovski: Ndërtimi i kopshtit të ri për fëmijë në Butel 2 po zhvillohet me dinamikë të shkëlqyer (FOTO)

Story i radhës

Ky është 35-vjeçari, që e vrau shokun e tij se i ngacmoi gruan

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë