“Kam zbatuar vetëm statutin”, Gazment Bardhi: Nesër mbledhja e Këshillit Kombëtar, nuk shkoj në Komisionin e Etikës

July 26, 2023
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka thënë se nuk tërhiqet nga njoftimi për të mbledhur ditën e nesërme Këshillin Kombëtar të PD, ndërsa thirrjes për në Komisionin e Etikës, iu përgjigj duke thënë se llogari jep vetëm në Këshillin Kombëtar.

“Sot jam për të komunikuar me çdo anëtarë të PD ato 25 mijë që u shpallën dje si mbështetës së Bashës dhe mbi 50 mijë që u hoqën sepse nuk mundojnë si Basha, se në cilësinë time si Sekretarit të Përgjithshëm kam zbatuar vetëm statutin e PD. Qëndrimi im ka qenë i njëjtë një vit e gjysmë më parë kur Berisha ndoqi të njëjtën rrugë, dhe është i njëjtë sot që Basha po përsërit.

Njoftimi është kompetencë ekskluzive e Sekretarit të Përgjithshëm. Secili nga kolegët është i lirë të marrë pjesë ose jo në Këshillin Kombëtar. PD nuk ka lindur sot kur ata u ulën në karrigen e Anëtarëve të Kryesisë, por ka zhvilluar disa mbledhje online, siç ishte dhe mbledhja për miratimin e kandidatëve për deputetët.

Se kush i shërben Berishës,. Metës dhe Ramës, opinioni publik ka pasur mundësi dhe do ketë edhe në ditët në vijim ta shohë dhe ta provojë me fakte. Sekretari i Përgjithshëm i ka shërbyer vetëm interesave të qytetarëve.

Traktet dhe fletë rrufetë e tipit të Byrosë Politike, nuk janë europiane”, tha ai ndër të tjera.

“Sot jam njohur dhe me një kërkesë të komisionit të Etikës që duhet të shkoj të jap llogari për vendimet. Llogari i jep vetëm këshillit kombëtar që mblidhet nesër”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kuqezinjtë zyrtarizojnë largimin e mbrojtësit drejt Spanjës

Story i radhës

Kurti: Të interesuar që sa më parë të ketë zgjedhje në veri, por jo pa largimin e masave

Të fundit nga

ShkoLartë