“Kam shumë miq serbë”- ish-bashkëpartiaku i kapet Kurtit për deklaratën në OKB

February 11, 2024
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit në OKB të ftuar nga Serbia, deklaroi se ka miq serbë. Për këtë deklaratë dhe zhvillimet e fundit në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, ka reaguar ish-anëtari i këtij subjekti politik, Haki Abazi.

Abazi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ e ka quajtur me ironi ‘defanzivë patriotike’ deklaratën e Kurtit në OKB.

““Unë flas gjuhën serbe, dinari nuk është ndaluar, unë kam shumë miq serb” Defansiva patriotike!”, ka shkruar deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka komentuar edhe tentim-atentatin ndaj kryeministrit Kurti në Maqedoninë e veriut, duke thënë se po tenton të manipulojë përpara zgjedhjeve atje.

“Tani fushatën elektorale Kurti e ka filluar edhe në Maqedoninë e Veriut duke e shpallur veten të kërcnuar. Ky është tentim primitiv I manipulimit të masave popullore para fushatës elektorale në Maqedoni e V. Kurti po i përçanë tutje shqiptarët në MV për t’i bërë mish për top për interesa personale politike në raport me Kryeminsitrin e Shqipërisë. Izolimi ku ka rënë Kurti e ka bërë edhe me agresiv dhe me aspak rezultate. Urime Lojrat Mesdhetare!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ndërkaq, afrimin e Kurtit me politikanin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravarin, e ka quajtur të dëmshëm. Sipas Abazit, Taravari ka bërë “vetëvrasje politike” pas afrimit me Kurtin.

“Arben Tarvari mund të ketë qëllimin e mirë por po duket që ka harruar fjalën e urtë shqipe: “ më mirë dreqin e lagjës sime se sa engjullin e lagjës huaj”. Tanimë ka evidencë praktike për tradhëtitë e Kurtit bazuar në interesa të tij personale. Andaj i shpreh ngushëllime për vetvrasjen politike që i ka bërë vetës duke e shëndrruar veten në pykën e Kurtit!”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parandalohet tregtia e paligjshme e papagajve

Story i radhës

Trafiku rrugor po zhvillohet në rrugë të lagështa në të gjithë vendin, ndërsa në Kodrën e Diellit bie borë

Të fundit nga

​Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë
ShkoLartë