Ditët e fundit, rrjetet sociale janë përfshirë nga diskutimet lidhur me disa komente fyese dhe pretendime për bullizim ndaj vajzave të ndryshme.
Sipas materialeve që po shpërndahen, komentet dyshohet se janë shkruar në një grup të mbyllur në Facebook, ku Jona Krasniqi, banore e Big Brother VIP Kosova 5, kishte treguar se ishte administratore së bashku me disa shoqe të saj.
Në mesin e vajzave që pretendohet se janë përmendur në këto diskutime janë edhe Leonita Xhaka, Doresa dhe Valdrina, bashkëshortja e banorit Valdet.
Pas reagimeve të shumta, në llogarinë e Jonës në Instagram u publikua një sqarim, ku thuhej se grupi ishte krijuar para më shumë se dhjetë vjetësh për diskutime rreth pozitës së gruas dhe sfidave në të cilat ato përballen në shoqëri.
Ndërkohë, në gjithë këtë situatë ka reaguar edhe Doresa, e cila ka publikuar një video në Instagram Story, ku shihet dukshëm e prekur dhe në lot.
Krahas videos, ajo ka ndarë një shkrim emocional në gjuhën gjermane, përmes të cilit ka treguar se kjo situatë i ka rikthyer kujtime dhe ndjenja të dhimbshme nga e kaluara.
Në atë reagim, Doresa ka shkruar:
“Vetëm njerëzit që janë bullizuar vërtet në jetë e kuptojnë këtë dhimbje… I kam përjetuar këto gjëra që kur kam qenë e re dhe kjo më ka bërë të dyshoj në veten time. Prej tri ditësh, e gjithë kjo e kaluar po më rikthehet dhe nuk po di më si t’i përballoj ndjenjat e mia. Por mesazhet tuaja po më japin shumë forcë!”
Reagimi i saj është shoqëruar me shumë mesazhe mbështetëse nga ndjekësit, të cilët i kanë shprehur solidaritetin dhe i kanë dhënë kurajë në këtë periudhë.
Burimi: botasot.info

