kam qene e para e fejuar me flor mumajesin soni malaj mohon perplasjen me jonida maliqin 6a034a63150d9

“Kam qenë e para e fejuar me Flor Mumajesin”, Soni Malaj mohon përplasjen me Jonida Maliqin

May 12, 2026
min lexim

Soni Malaj ka kundërshtuar publikisht lajmet që e lidhnin me një konflikt të supozuar me Jonida Maliqin dhe me Flori Mumajesin.

Gjatë spektaklit të fundit të “Ferma VIP”, këngëtarja fitoi sfidën javore dhe mori mundësinë të zgjidhte mes përdorimit të Inteligjencës Artificiale ose leximit të artikujve të publikuar për të jashtë fermës. Ajo zgjodhi të shihte lajmet që kishin qarkulluar për të.

Në ekran iu shfaqën disa tituj që aludonin për tensione me Jonida Maliqin, përfshirë edhe pretendime për ironi mes tyre apo një “mollë sherri” të lidhur me Flori Mumajesin.

Pas përfundimit të spektaklit, Soni ka biseduar me fermerët e tjerë dhe ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë konflikt me Jonidën. Ajo tha se ishte habitur nga mënyra si ishin interpretuar situatat dhe se titujt nuk përputheshin me realitetin.

“Rrena komplet. I thashë Arbanës a janë për 1 prillin këto? Ishte gjoja kur kam pasur unë me Jonidën debate, që ne kemi patur gjë tjetër komplet. Kur ka dalë Jonida unë u mërzita se ishte konkurrente e fortë dhe unë u mërzita realisht. Titulli: ‘Soni ironizon Jonidën: Kam qarë kur doli Jonida’. E pashë njëherë… Ishte tmerr,” – shpreh Soni para banorëve.

Këngëtarja tregoi se ishte mërzitur kur Jonida ishte larguar nga formati, pasi e konsideronte një konkurrente të fortë. Sipas saj, kjo situatë ishte përdorur më pas për të krijuar lajme që nuk kishin lidhje me atë që kishte ndodhur realisht.

Soni hodhi poshtë edhe pretendimet për debate lidhur me veshjet apo raportin me Flori Mumajesin. Ajo tha se nuk ka pasur asnjëherë përplasje me Jonidën dhe se lajmet për një rivalitet mes tyre janë të pavërteta.

Në reagimin e saj, këngëtarja përmendi edhe faktin se ka qenë e fejuar në të kaluarën me Flor Mumajesin, duke theksuar se historia i përket një periudhe të mbyllur prej kohësh dhe nuk ka lidhje me situatën aktuale.

“Tjetra: ‘Soni: Ka dy rroba firmato’… Unë as e kam si shprehje atë gjë. Kurrë s’kam patur debat me Jonidën. Kurrë në jetën time. ‘Mollë sherri’ kishin vendos dhe një emër tjetër, Florin. Mollë sherri me Jonidën për çfarë? Unë kam qenë e fejuar. Unë jam ndarë, jam bërë me kalamaj, s’kam lidhje fare. Futja kot!”.- tha më tej këngëtarja. 

 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dy 17 vjecare hidhen nga pallati njera vdes ne vend tjetra ne lufte me jeten vellai gjen motren duke u dergjur ne toke deshmojne fqinjet 6a0348fd889ae
Lajmi i mëparshëm

Dy 17-vjeçare hidhen nga pallati, njëra vdes në vend, tjetra në luftë me jetën! Vëllai gjen motrën duke u dergjur në tokë, dëshmojnë fqinjët

inflacioni ne rmv po rritet derivatet e naftes rrisin cmimet e ushqimeve 6a0351af809b1
Lajmi i radhës

Inflacioni në RMV po rritet: Derivatet e naftës rrisin çmimet e ushqimeve

Të fundit nga

ShkoLartë