​“Kam parë mjaftueshëm”, Ronaldinho shpërthen kundër Kombëtares së Brazilit

min lexim

Legjenda e Brazilit, Ronaldinho, ka shpërthyer me kritika kundër ish-kombëtares së tij para fillimit të Kupës së Italisë, duke thënë se ka një “mungesë dashurie për fanellën” në mesin e ekipit.

Ronaldinho, i cili fitoi Kupën e Amerikës me Brazilin në vitin 1999 dhe Kupën e Botës në vitin 2002, shkroi në “Instagram” një sërë kritikash ndaj futbollistëve brazilian, ku ndër të tjera tregoi se nuk do ta përkrah ish-kombëtaren e tij në Kupën e Amerikës, raporton KosovaPress.

“Kjo është ajo djema, unë nuk do të shikoj asnjë ndeshje të Brazilit në Copa América dhe as do të festoj asnjë fitore. Kam parë mjaftueshëm. Është një moment i trishtuar për ata që e duan futbollin brazilian. Tani është e vështirë të gjesh shpirtin për të parë ndeshjet. Është një nga skuadrat më të këqija të viteve të fundit, pa drejtues të respektuar, vetëm lojtarë mesatarë për shumicën”, shkroi Ronaldinho.

“Nuk kam parë kurrë një situatë kaq të keqe si kjo. Mungesa e dashurisë për fanellën e Brazilit dhe mungesa e futbollit. Performanca jonë ka qenë një nga gjërat më të këqija që kam parë ndonjëherë, është shumë turp”, shkroi më tej Ronaldinho.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

SHKK parandalon futjen telefonit dhe substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Story i radhës

U lidh me Heidin në BB Italia, Massimiliano shfaqet sonte në këtë emision shqiptar

Të fundit nga