“Kam frikë…”, Britney Spears tregon se si po ndihet pas lajmit të shtatzënisë

April 17, 2022
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur, Britney Spears është në pritje  të fëmijës së tretë, por kjo gjë nuk është e lehtë për artisten, pasi sprovat nga e kaluara i kanë lënë trauma të cilat i vuan akoma.

Britney tregoi në rrjetet sociale  rreth frikës së saj për të mirëpritur fëmijën e saj në Amerikë, një vend i cili e mbajti atë nën kujdestarinë e të atit për 13 vite.

“Po, kam frikë të kem një fëmijë në këtë botë, veçanërisht në Amerikë ku bënë katër dokumentarë për mua dhe duke treguar historinë time! Megjithatë… kjo ndihmoi në përfundimin e konservatorizmit! Hmm… Oh mirë… Unë nuk mendoj se kam parë ndonjëherë kaq shumë dokumentarë për dikë, përveç nëse ai ka vdekur!”, u shpreh këngëtarja.

40-vjeçarja pranoi se po përpiqet të shikojë anën më pozitive të gjërave.

Ky do të jetë fëmija i parë për këngëtaren dhe të fejuarin Sam, ndërsa Spears ka edhe dy djem të tjerë me ish- bashkëshortin Kevin Federline.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukraina: Forcat ruse probleme të mëdha me furnizimet

Story i radhës

Modriç mes ofertave

Të fundit nga

ShkoLartë